Drenori: PDK-ja është parti pa krye, i dha argument të fortë Vetëvendosjes për zgjedhje

Analisti dhe aktivisti Xhavit Drenori ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike duke e cilësuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) si të kapur në “gënjeshtrën e saj më të madhe”, pretendimin se është parti lidere.

Sipas tij, PDK sot është shndërruar në parti “pa krye, pa vizion e pa drejtim”, madje më keq se LDK-ja, e cila të paktën po përpiqet të hapë një rrugë të re me lidership të ri.

Drenori thekson se veprimi i PDK-së i ka dhënë një argument të fortë edhe Lëvizjes Vetëvendosje duke dëshmuar se problemi nuk ka qenë emri i kandidatit për kryeparlamentar, por mospranimi i rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“PDK-ja sot i ka bërë shërbimin më të madh Vetëvendosjes: ka treguar se thelbi i krizës është refuzimi i verdiktit qytetar”, ka shkruar ai. /Kosova.info/


Go to TOP