Abdixhiku: Pa marrëveshje nuk ka shumicë, përgjegjësia e bllokimit u takon atyre
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike duke theksuar se qëndrimet e partisë së tij kanë qenë të qarta dhe parimore që nga dita e parë.
“Pse po habiteni? Ky edhe është niveli i tyre. Kjo është derexheja në të cilën kemi ra si vend. Këta janë njerëzit me të cilët pretendojnë të udhëheqin këtë shtet. Ju përçmojnë; prandaj dhe me përçmim ju përfaqësojnë”, ka thënë Abdixhiku.
Ai nënvizoi se pa marrëveshje nuk mund të ketë shumicë dhe as votë për askënd duke shtuar se LDK-ja ka ofruar marrëveshje uniteti, por sipas tij, ajo nuk është pranuar nga pala tjetër.
“Tani le të bartin përgjegjësinë e bllokimit. Jemi të bindur gjithsesi, se duke sharë e ofenduar në vazhdimësi, nuk do të ndryshojnë mendimin e asnjërit”, përfundoi ai. /Kosova.info/
