Hoxha takon ICITAP-in amerikan, diskutohet avancimi i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, priti në takim zyrtar znj. Kimberly Riffe DOJ/ICITAP Attaché dhe z. Ethan Rothstein, DOJ/ICITAP Program Analyst.

Qëllimi i këtij takimi përveç se ishte i karakterit njoftues, u  diskutua edhe rreth zhvillimit të projekteve të cilat i kontribuojnë avancimit profesional të PK-së dhe thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe stafi i lartë menaxhues shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të ofruar ndaj Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të saj. /Kosova.info/


Go to TOP