Kreu i klimës në OKB: Lufta në Iran po përshpejton tranzicionin energjetik

“Konflikti në Lindjen e Mesme po “përshpejton” kalimin e botës drejt energjisë së rinovueshme, pasi shtetet po nxitojnë të ulin varësinë nga tregjet e paqëndrueshme të naftës dhe gazit”, ka deklaruar kreu i klimës në OKB.

“Ata që kanë luftuar për ta mbajtur botën të varur nga lëndët djegëse fosile, pa dashje po përshpejtojnë bum-in global të energjisë së rinovueshme,” ka thënë Simon Stiell, Drejtor Ekzekutiv i sekretariatit të klimës të OKB-së UNFCCC.

Lufta ka prishur furnizimet me naftë dhe gaz, duke bërë që disa vende të kufizojnë karburantin dhe të tjera të vendosin subvencione dhe ulje taksash për të mbrojtur konsumatorët nga rritja e çmimeve.

Shenjat e hershme tregojnë se lufta po përshpejton tranzicionin drejt energjisë me karbon të ulët në disa vende.

Kërkesa për sistemet solare në çati në Evropë është rritur, ndërsa vende si Pakistani kanë raportuar rritje të shitjes së veturave elektrike.

Megjithatë, lufta ka bërë që disa shtete të rrisin përdorimin e qymyrit apo karburanteve të rënda për prodhimin e energjisë, ndërsa përpiqen të zëvendësojnë gazin nga Lindja e Mesme. /Burimi: Reuteres/


Go to TOP