Dodiku fton deputetë të Parlamentit Evropian për 30-vjetorin e Republikës Serbe

Deputeti francez i Parlamentit Evropian, Thierry Mariani, ka njoftuar se ai dhe dy kolegë të tij janë ftuar nga udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të Republikës Serbe.

“Me Herve Juvin-in e Andrea Kotarac-in, arritëm në Banja Llukë, kryeqytet i Republikës Serbe të Bosnjës. Të ftuar personalisht nga Presidenti Milorad Dodik, do të marrim pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të Republikës Serbe”, shkroi Mariani në Twitter.

Go to TOP