Ditë plot ankth në maternitetin e fundit të kontrolluar nga Ukraina në Donbas

Materniteti i Pokrovskit në Donbas është materniteti i fundit në rajon i kontrolluar nga ukrainasit, që gjendet 40 kilometra larg vijës së frontit.

Një fotoreporter i Reuters-it fotografoi fytyrat e shqetësuara të nënave të reja që kanë lindur ose që do të lindnin. Krahas shqetësimeve normale të çdo nëne shtatzënë, këto gra kanë frikë se spitali do të sulmohet.


Iryna Budakova, 24 vjeçe, duke mbajtur në krahë djalin e saj të lindur dy ditë më parë dhe të cilit ende nuk ia ka lënë emrin.
1Iryna Budakova, 24 vjeçe, duke mbajtur në krahë djalin e saj të lindur dy ditë më parë dhe të cilit ende nuk ia ka lënë emrin.
Mjeku Ivan Tsyhanok ka parë nga afër se si stresi dhe ankthi i shkaktuar nga lufta ndikojnë te pacientët e tij. “Kjo punë është një proces që nuk mund të ndalet”, thotë ai.
2Mjeku Ivan Tsyhanok ka parë nga afër se si stresi dhe ankthi i shkaktuar nga lufta ndikojnë te pacientët e tij. “Kjo punë është një proces që nuk mund të ndalet”, thotë ai.
Në dritaret e spitalit janë vendosur thasë me rërë dhe dhomat e lindjes duhet t'i përmbahen rregullit "me dy mure", i sipas të cilit pjesët më të sigurta të një ndërtese ndahen nga jashtë me të paktën dy mure. "Ndonjëherë na është dashur të ndihmojmë lindjen e foshnjave gjatë granatimeve", thotë mjeku Tsyhanok.
3Në dritaret e spitalit janë vendosur thasë me rërë dhe dhomat e lindjes duhet t’i përmbahen rregullit “me dy mure”, i sipas të cilit pjesët më të sigurta të një ndërtese ndahen nga jashtë me të paktën dy mure.

“Ndonjëherë na është dashur të ndihmojmë lindjen e foshnjave gjatë granatimeve”, thotë mjeku Tsyhanok.
Një infermiere duke u kujdesur për foshnjën Ilyusha, që lindi në javën e 28-të. Ai tani është mirë, falë një inkubatori dhe kujdesit të klinikës. Mjekët thanë se vunë re se lufta po ndikonte te shtatzënat. Që nga pushtimi i 24 shkurtit nga Rusia, 19 nga 115 foshnjat e lindura në spital, lindën para kohe, një normë prej rreth 16.5 për qind.
4Një infermiere duke u kujdesur për foshnjën Ilyusha, që lindi në javën e 28-të. Ai tani është mirë, falë një inkubatori dhe kujdesit të klinikës.

Mjekët thanë se vunë re se lufta po ndikonte te shtatzënat. Që nga pushtimi i 24 shkurtit nga Rusia, 19 nga 115 foshnjat e lindura në spital, lindën para kohe, një normë prej rreth 16.5 për qind.
Maryna Tupata, 26 vjeçe, qëndron pranë foshnjës së saj 6-ditëshe Sofia. “Nuk kisha asnjë shans ta shijoja shtatzëninë”, tregon Tupata. “Aq sa do të kisha dashur të shëtisja dhe ta shijoja, u përpoqëm të ishim gjatë gjithë kohës në shtëpi, e të mos shkonim askund”.
5Maryna Tupata, 26 vjeçe, qëndron pranë foshnjës së saj 6-ditëshe Sofia.

“Nuk kisha asnjë shans ta shijoja shtatzëninë”, tregon Tupata. “Aq sa do të kisha dashur të shëtisja dhe ta shijoja, u përpoqëm të ishim gjatë gjithë kohës në shtëpi, e të mos shkonim askund”.
Sipas guvernatorit rajonal, objekti në Pokrovski tani i shërben popullsisë së mbetur të pjesës së kontrolluar nga ukrainasit në rajonin e Donjeckut, që numëron rreth 340,000 banorë.
6Sipas guvernatorit rajonal, objekti në Pokrovski tani i shërben popullsisë së mbetur të pjesës së kontrolluar nga ukrainasit në rajonin e Donjeckut, që numëron rreth 340,000 banorë.
Olena Derdel, 33 vjeçe, duke kontrolluar vajzën e saj të sapolindur, Vanhelia.
7Olena Derdel, 33 vjeçe, duke kontrolluar vajzën e saj të sapolindur, Vanhelia.
Iryna Salamatina, 36 vjeçe, përqafon të birin, Anton.
8Iryna Salamatina, 36 vjeçe, përqafon të birin, Anton.
Olena, 36 vjeçe, duke mbajtur foshnjën e saj, Mykhaylo.
9Olena, 36 vjeçe, duke mbajtur foshnjën e saj, Mykhaylo.
Mjekëve dhe infermierëve u duhet të punojnë me orë të tëra dhe nën kërcënimin e granatimeve.
10Mjekëve dhe infermierëve u duhet të punojnë me orë të tëra dhe nën kërcënimin e granatimeve.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP