Diplomimi i policëve të rinj, Osmani: Mbrojtjen e kufirit e keni përgjegjësi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës.

Osmani ka thënë se tanimë e kanë përgjegjësi mbrojtjen e kufirit, teksa ka shtuar që të diplomosh në Akademinë e Policisë nuk është arritje e vogël.

“Të diplomosh në akademinë e Policisë së Kosovës nuk është e lehtë, por mos harroni se distinktivi që ju mbani përfaqëson mbi të gjitha vlerat dhe aspiratat e popullit tonë. Mos harroni se distinktivi që ju mbani përfaqëson mbi të gjitha vlerat dhe aspiratat e popullit tonë. Në këto momente kur ju do të bëni betimin e shenjtë, për të ju bashkuar kolegëve e kolegeve tuaja, si dhe përgjegjësinë për mbrojtjen e kufirit në partneritet me partnerët tanë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se është domosdoshmëri që Kosova të bëhet anëtare e Interpol-it dhe Europol-it.

Njëherit, ka theksuar nevojën që të kesh sa më shumë gra në institucionet e sigurisë.

“Ne duhet të punojmë sa më shumë që të rrisim numrin te grave e vajzave e komuniteteve pakicë në Policinë e institucionet tona. Të gjithë ju keni zgjedhur një profesion fisnik prandaj jam e bindur në aftësitë tuaja për të kryer detyrat tuaja”, tha Osmani.

Go to TOP