DhTIK kërkon pezullimin e liberalizimit të tregut të energjisë deri në vendimin përfundimtar gjyqësor

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) ka reaguar pas aktvendimit të Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, duke theksuar se situata e krijuar ka sjellë sfida të mëdha për bizneset, të cilat kishin pritur një vendim të drejtë, siç ishte ai i Shkallës së Parë.

Sipas DhTIK, afati i vendosur nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) deri më 16 gusht, që bizneset të lidhin kontrata furnizimi me kompani të licencuara, është tepër i shkurtër dhe po shkakton probleme të mëdha për qindra kompani që nuk kanë ende marrëveshje të nënshkruara.

Një numër i madh i bizneseve janë në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës Komerciale, ndërsa të tjera po përgatisin ankesa edhe në instanca të tjera, përfshirë Gjykatën Kushtetuese.

Me këtë rast, DhTIK i është drejtuar sërish ZRRE-së me kërkesë për të pezulluar vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë deri në përfundim të proceseve gjyqësore. DhTIK rithekson qëndrimin e saj se ky proces duhet ndalur në tërësi dhe duhet të nisin menjëherë konsultimet publike me të gjitha palët e interesit.

“Forma e zgjedhur nga ZRRE është tërësisht e gabuar dhe e dëmshme për qytetarët dhe ekonominë e vendit,” thuhet në reagimin e Dhomës, duke paralajmëruar se nga ky hap rrezikohen shumë vende pune, ulen kapacitetet prodhuese, bie konkurrueshmëria dhe mund të vijë deri te mbyllja e bizneseve.më dinamik për përdorim medial. /Kosova.info/


Go to TOP