Dështon edhe përpjekja e 36-të e konstituivit të Kuvendit të Kosovës

Për herë të 36-të sot ka dështuar përpjekja për konstituivin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Nga deputetët që ishin në sallë, 53 votuan për, një votë kundër e asnjë abstenim.

Seanca tjetër mbahet me 25 qershor në ora 11:00.       


Go to TOP