Dëshmitarja në rastin Gucati-Haradinaj tregon si u dërguan pakot me dokumente në zyrat e veteranëve
Asistentja teknike e OVL UÇK-së, Aida Miftari, sot është si dëshmitare para Gjykatës Speciale të Hagës në seancën e radhës së ish-kryetarit të kësaj organizate, Hysni Gucatit, dhe ish-nënkryetarit, Nasim Haradinaj.
Ajo para trupit gjykues në dëshminë e saj ka folur për momentet kur në zyrat e OVL UÇK-së ishin dërguar disa pako për të cilat thuhej se ishin dokumente të Speciales.Miftari tregoi se pakoja me dokumente për herë të parë ishte dërguar më shtatë shtator rreth orës 10:00 të mëngjesit në zyrën e saj.
Ajo tha se e kishte parë një njeri të panjohur në korridor të cilit nuk mundi t’ia dallonte fytyrën, dhe ai e kishte lënë pakon duke i thënë që “Jepja atij që del në televizor”.Ajo shtoi se njeriu fliste në shqip dhe se ishte e brengosur se në paketë kishte bombë.
