Deputetja britanike flet me kryeministrin Kurti për situatën e fundit, tregon se çka u bisedua

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Britaninë e Madhe, Alicia Kearns ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti.

Ajo tha se nevoja për t’i depërshkallëzuar tensionet dhe për të folur hapur për faktorët destabilizues ishte temë diskutimi.

“Kënaqësi të flasësh me Albin Kurtin në fillim të kësaj jave në lidhje me situatën në Kosovë, nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet dhe për të folur hapur për faktorët destabilizues”, ka shkruar Kearns.

Go to TOP