Deputeti i PDK-së i blen batanije Kurtit, e merr me vete në Kuvend

Deputeti i PDK-së,  Ardian Kastrati, ka shkuar sot me një batanije në Kuvendin e Kosovës.

Ai atë thotë se e ka blerë për t’ia dhënë kryeministrit Kurti, por që thotë se i shkoj huq pasi që PSD “investoi” në disa batanije të cilat i la para qeverisë.

“Nejse, me rëndësi është me pas me çka me u nxe ky djaloshi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Miq,
une sot ja bleva Kurtit këtë batanije në “BABY SHOP” me ja jep në parlament, por më shkoj huq se PSD paska investuar më shumë se unë dhe ja paska vendos para Qeverisë disa batanije me dimensione shumë më të mëdha se e imja…nejse, me rëndësi është me pas me çka me u nxe ky djaloshi.

Go to TOP