De Rossi mbetet optimist pavarësisht fillimit jo të mirë të Romës

Edhe pse skuadra nuk ka arritur ende një fitore pas katër ndeshjesh këtë sezon, trajneri i Romës, Daniele De Rossi, mbetet optimist për ambiciet e ekipit të tij në Serie A.

Të dielën Roma është ndalur sërish në barazim 1-1 ndaj Genoas.

Megjithatë, pavarësisht se Roma ka vetëm tri pikë në katër ndeshjet e para dhe tani ndodhet pesë pikë larg Juventusit, De Rossi beson se objektiv mbetet garimi për vendet që çojnë në Champions League.

“Fatkeqësisht, këto pikë të humbura peshojnë shumë në renditje dhe akoma më shumë në gjendjen tonë shpirtërore”, ka thënë De Rossi. “Besoj se kjo është një skuadër që duhet të sfidojë për vendet në Champions League. Ky është objektivi ynë”.

Go to TOP