Dalin pamjet e evakuimit të alpinistëve të bllokuar në Valbonë

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar një video të evakuimit të dy alpinistë të bllokuar të dielën në një zonë të thellë të Valbonës.

Çifti i bashkëshortëve kanë qenë duke eksploruar zonën por terreni i thepisur ka prishur aventurën e tyre, teksa njëri për momentin nuk është në gjendje të lëvizë.

Nga pamjet shihet helikopteri i Forcave Ajrore të Shqipërisë i cili bën evakuimin e alpinistëve në një lartësi prej 2,328 metrash.

“Ekuipazhi i helikopterit EC 135, i Forcës Ajrore bënë të mundur evakuimin e alpinistëve të lënduar në 2328 metra lartësi në majën e Zhaporres, në zonën e Valbonës”, ka thënë Peleshi në një postim në Facebook.

“Në kohë rekord të dy alpinistët e bllokuar në një zonë të thepisur u dërguan për ndihmë në spitalin e Traumës. Mirënjohje pilotëve të Forcës Ajrore. Të angazhuar për një turizëm të sigurt në të gjithë Shqipërinë”, ka shtuar ministri.

Go to TOP