Dabiqaj shënon, Drita afër kualifikimit

Drita e ka ngritur epërsinë në 3-1 ndaj Auda-s.

Gjilanasit dhe skuadra letoneze po luajnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në duelin kthyese të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Albert Dabiqaj (115’), shënon golin e shumë kërkuar për Dritën e cila tani është afër kualifikimit në fazën e play-off-it’.

Drita gjen edhe golin e dytë, shënon Broja

(E plotësuar, 22:25) Drita sërish ka kaluar në epërsi në duel me Auda-n prej 2-1.

Gjilanasit dhe skuadra letoneze po luajnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në duelin kthyese të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Rron Broja (102’), ka gjetur golin e dytë për gjilanasit duke hapur rrugën për kualifikim në fazën e play-off-it.

Barazohet rezultati në ‘Fadil Vokrri’

(E plotësuar, 22:15) Auda e ka barazuar rezultatin në duel me Dritën (1-1).

Gjilanasit dhe skuadra letoneze po luajnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në duelin kthyese të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Talla (90+1), ka barazuar shifrat në 1-1 në lojën shtesë.


Go to TOP