Correa, Taremi dhe Arnautovic drejt largimit nga Inter
Ndryshime të mëdha priten në repartin ofensiv të Interit për sezonin e ardhshëm.
Sipas “Calciomercato”, drejtuesit e klubit zikaltër kanë vendosur të mos vazhdojnë më bashkëpunimin me tre sulmuesit: Joaquin Correa, Mehdi Taremi dhe Marko Arnautovic.
Kjo lëvizje vjen pas një sezoni ku performanca e këtij treshi ka qenë dukshëm nën pritshmëri, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në vështirësitë që skuadra ka pasur në momentet kyçe të kampionatit dhe garave evropiane.
Aktualisht, vetëm Lautaro Martínez dhe Marcus Thuram janë të sigurt për të vazhduar me Inter, duke u konsideruar si dy shtyllat kryesore të ofensivës zikaltër në projektin e ardhshëm.
Në këtë edicion Inter mbetet në garë për titullin kampion në Serie A dhe është ende pjesë e Ligës së Kampionëve.
