Çmimet e prodhimeve bimore u rritën për 0.6%
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e parë (TM1) 2025.
“Në TM1 2025, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për (0.6%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për(4,7%),krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për(2.9%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024”, njofton ASK.
“Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë”, njofton ASK. /Kosova.info/
