Çitaku: Të hënën mund të nënshkruhet një status-quo e re
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për takimin e 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut.
Çitaku ka kritikuar Kurtin për mungesë transparencë, ndërsa ka thënë se po shkon në Bruksel pa e prezantuar propozimin franko-gjerman zyrtarisht para përfaqësuesve politikë.
“Ne si opozitë jemi minimalisht të informuar lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes ngase nga ajo që kemi parë disa muaj më herët, në një dokument njëfaqësh që i është dhënë kryetarit të PDK-së për ta lexuar, ai tekst më shumë ka qenë një armëpushim, një deklaratë politike sesa një marrëveshje finale e cila në qendër ka njohjen reciproke”, ka thënë nënkryetarja e PDK-së në një intervistë në RTV21.
Tutje, Çitaku është shprehur se kanë frikë që të hënën do të nënshkruhet “një status-quo e re”.
