Çitaku-Kurtit: Mos i përbuz veteranët, ftoji në takim

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që ‘mos t’i përbuz veteranët’.

Ajo në një postim në Facebook i ka thënë Kurtit që t’i ftojë veteranët në takim dhe ta pranojë amandamentimin e ligjit e të mos krijojë tensione.

“Kryeministër, mos i përbuz veteranët. Ftoi në takim. Pranoje amandamentimin e ligjit. Mos krijo tensione”, ka shkruar Çitaku.

Nga ora 09:30, veteranët janë duke protestuar në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Ata po kundërshtojnë përjashtimin e tyre nga Projektligji për Pagën Minimale, që u miratua në lexim të parë.

Go to TOP