Cim Peka kritikon ashpër Kurtin: Marrja e anës në politikën amerikane, gabim i madh për Kosovën

Gazetari, Cim Peka, ka ngritur akuza të ashpra ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me qëndrimet dhe veprimet e tij në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Pekës, Kurti po bën gabimin e madh duke marrë anë në politikën amerikane.

“Kurti si kryetar i një partie opozitare mund të marrë anë në politikën amerikane, por si kryeministër i Kosovës, është një gabim i rëndë që ai të bëjë të njëjtën gjë”, ka shkruar Peka.

Ai paralajmëron se kjo sjellje jo vetëm që nuk ka peshë në ShBA, por mund të rrezikojë seriozisht interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Kosova.info/


Go to TOP