Chelsea fiton me përmbysje ndaj Tottenham

Chelsea ka arritur fitore ndaj Tottenham Hotspur në një ndeshje dramatike të zhvilluar në “Tottenham Hotspur Stadium”, në kuadër të Javës së pesëmbëdhjetë të Premier League. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 4:3.

Vendasit kanë krijuar epërsi të hershme përmes Solanke, i cili e ka shfrytëzuar një gabim të Cucurella për të shënuar në minutën e pestë. Kulusevski e ka dyfishuar avantazhin vetëm gjashtë minuta më vonë me një goditje precize. Megjithatë, Chelsea ka reaguar shpejt, kur Jadon Sancho ka shënuar në minutën e shtatëmbëdhjetë, duke ulur diferencën. Me rezultatin 2:1 ka përfunduar pjesa e parë.

Chelsea e ka marrë kontrollin e ndeshjes pas pushimit. Cole Palmer ka barazuar rezultatin në minutën e gjashtëdhjetë e dytë me një penallti. Pastaj Fernández e ka kaluar Chelsea në epërsi në minutën e shtatëdhjetë e tretë. Palmer e ka vulosur fitoren në minutën e tetëdhjetë e katërt, duke realizuar penalltinë e dytë të ndeshjes me një goditje në stilin “Panenka”.

Në kohën shtesë, Tottenham e ka shënuar golin e tretë përmes Son Heung-min, por ka qenë vonë për ta shmangur humbjen.

Pas kësaj ndeshje, Chelsea gjendet në vendin e dytë me tridhjetë e një pikë, ndërsa Liverpool kryeson tabelën e Premier League me tridhjetë e pesë pikë.


Go to TOP