Çfarë zgjidhjesh për rrymën po premtojnë partitë në fushatë?
Partitë politike po premtojnë zgjidhje të ndryshme në fushatë zgjedhore për furnizim të pandërprerë me rrymë.
Prodhimi i energjisë elektrike përmes gazit është mënyra që e promovojnë shumica e kandidatëve për kryeministër, por nuk mungon as premtimi për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr.
Disa nga zgjidhjet që po propozojnë liderët partiakë konsiderohen të shtrenjta dhe që bien ndesh me politikat klimatike të BE-së.
Në këtë video analizojmë projektet që partitë po premtojnë si zgjidhje për furnizim të rregullt me energji elektrike. /REL/
