Çeku: FBI Bastis OJQ-të në Serbi për skandalin e USAID-it – Kosova heziton të veprojë
Gazetari hulumtues Fitim Çeku ka bërë të ditur se FBI, në bashkëpunim me institucionet serbe, ka kryer bastisje në disa organizata joqeveritare (OJQ) në Serbi, si pjesë e hetimeve për shpërdorimin e fondeve të USAID-it në Ballkan.
Në një reagim publik, Çeku ka kujtuar se Kosova dikur ishte ndër vendet e para që vepronte sipas kërkesave të SHBA-së, ndërsa tani po tregohet e pavendosur në përmbushjen e urdhrave të FBI-së dhe institucioneve amerikane. Sipas tij, ky hezitim vjen mes dyshimeve për përfshirjen e disa deputetëve dhe ministrave në skandalin e miliona eurove të vjedhura nga fondet e USAID-it.
Çeku ka theksuar se Prokuroria Speciale duhet të veprojë pa u ndikuar nga politika dhe të nisë hetime serioze për këtë çështje. /Kosova.info/
