Ministri Çeku takon KKTK-në: Mbështetje e plotë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore
Ministri Çeku ka pritur sot në takim anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Në këtë takim u diskutua për punët në fushën e trashëgimisë, rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes MKRS-së dhe KKTK-së, si dhe hapat konkret për pasurimin e listës së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme.
Ministri i uroi anëtarët për mandatin e ri dhe shprehu mbështetjen e plotë për angazhimin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore. /Kosova.info/
