Cakolli nga KDI: Rezultatet preliminare tregojnë ndarje të ekuilibruar të mandateve komunale

Me rreth 97% të vendvotimeve të procesuar, përbërja e kuvendeve komunale dhe ndarja e mandateve sipas subjekteve politike në Kosovë tashmë është pothuajse përfundimtare, raporton Eugen Cakolli nga KDI.

Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kryeson me 208 asamblistë, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 199 mandate, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 188 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 98 mandate.

Cakolli thekson se në disa komuna, ku ende nuk janë procesuar të gjitha votat, ndryshimet priten të jenë minimale. Ai shton se votat me kusht dhe ato me postë, edhe pse zakonisht ndikojnë simbolikisht në rezultatet e subjekteve politike, mund të jenë vendimtare për kandidatët individualë brenda listave duke përcaktuar fituesit e mandateve në asambletë komunale.

Analiza e KDI-së nënvizon stabilitetin e përgjithshëm të rezultateve dhe një shpërndarje relativisht të ekuilibruar të mandateve midis partive kryesore politike në vend. /Kosova.info/


Go to TOP