Buzhala akuzon Gërvallën dhe Osmanin për heshtje ndaj abuzimeve seksuale: Dy gra të larta shtetërore nuk flasin për tri vajza të abuzuara
Gazetari Berat Buzhala ka ngritur akuza të rënda ndaj Presidentes Vjosa Osmani dhe Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke i akuzuar për heshtje në lidhje me një rast të abuzimit seksual që përfshin të afërmit e familjes Sadriu. Sipas Buzhalës, vajza të reja janë abuzuar seksualisht nga Sadri Sadriu, i cili ishte i afërm i bashkëshortit të Presidentes Osmani, Prindon Sadriu.
Në një postim të bërë publik, Buzhala pretendon se këto vajza kanë kërkuar drejtësi përmes një grupi në Facebook, ku kanë shfaqur përjetimet e tyre traumatike, por në vend të mbështetjes, kanë hasur në ofendime dhe injorim nga anëtarët e familjes.
Ai gjithashtu ka njoftuar se do të dorëzojë të gjitha dëshmitë që posedon në Prokurorinë Speciale dhe ka kritikuar ashpër heshtjen e dy zyrtareve të larta shtetërore lidhur me këtë çështje.
Pavarësisht se Presidenca nuk ka reaguar menjëherë ndaj pyetjeve të tij, Buzhala ka paralajmëruar se do të vazhdojë përpjekjet për të nxjerrë në dritë të vërtetën dhe për të kërkuar drejtësi për viktimat. /Kosova.info/