Buxhovi: Ibrahim Rugova po politizohet edhe nga Edi Rama, po thuhen gjëra të pavërteta për të

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se presidenti Ibrahim Rugova po politizohet edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe nga politikanë të tjerë. Këtë deklaratë Buxhovi e bëri pas deklaratës së djeshme të Ramës ku tha se “Pa Rugovën nuk do të kishte UÇK”.

Buxhovi në emisionin Pressing në T7 tha se deklarata të tilla janë për politika ditore dhe të pasinqerta.

“Nuk isha ndal shumë te deklarata të tilla, se po shihet që janë për politikë ditore, pak a shumë mund të themi se janë të pasinqerta. Kryeministrin Rama dhe për krejt ato cka po thuhet për të”.

Tutje, Buxhovci shtoi se Rugova po politiozhet edhe prej partisë së tij, LDK’së dhe partive të tjera.

“Rugova po politzohet, edhe prej partisë së tij edhe prej partive tjera. Rugova është person historic, ai I takon historisë, coftë si drejtues i LDK’së, qoftë si president.

Qasja që duhet të kihet e politikajve tjerë sidomos e LDK, e cila është bartëse e këtij personaliteti, duhet të jetë qasje historike”.

Go to TOP