BQK: Vlera e kredive për mars arriti në 241 milionë, e depozitave 69 milionë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton se asetet e bankave komerciale në Kosovë arrin në 7 miliardë e 500 milionë euro, derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë euro.

Kështu thuhet në statistikat e bankave komerciale për muajin mars 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 5.09 miliardë euro me një rritje prej 132.0 milionë euro.

Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 868.56 milionë euro.

Tutje, BQK tregon se vlera e kredive të reja ishte 241.20 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 69.70 milionë euro.

“Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.71%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.24% ku në muajin paraprak ka qenë 6.34%. Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 84.70%, kurse margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita ishte 3.53%”, thuhet në raport.

Sipas statistikave të BQK-së: 7.50 miliardë euro, vlera aseteve bankare; 5.09 miliardë euro, vlera e kredive bruto; 6.05 miliardë euro, vlera e depozitave të klientëve; 241.20 milionë euro, vlera e kredive të reja; 69.70 milionë euro, vlera e depozitave të reja; 84.70%, raporti kredi-depozita; 6.24%, norma e interesit në kredi; 2.71%, norma e interesit në depozita. /Kosova.info/

Go to TOP