Liverpooli mposht Tottenhamin në kryederbin anglez

Liverpooli e ka fituar derbin e kësaj fundjavë në Angli, duke mundur Tottenhamin, me rezultat 4-2, të dielën në ‘Anfield’.

Përballja mes këtyre dy skuadrave të mëdha angleze, ka dhuruar një superndeshje me aksion e raste të shumta dhe shtatë gola të shënuara.

‘The Reds’ bën lojë më të mirë në pjesën e parë, duke krijuar epërsinë prej dy golave përmes Salah (16’) dhe Robertson (45’).

Të besuarit e Jurgen Klopp edhe fraksionin e dytë të ndeshjes e nisen mjaft mirë dhe më anë të Gakpo (50’), shënuan golin e tretë.

Nikoqirët nuk u ndalen dhe ishte Elliott (59’), që çojë avantazhin në 4-0.

Pavarësisht disavantazhit prej 4-0, megjithatë, ‘Spurs’ nuk u dorëzuan dhe ia dolën që të ngushtojnë rezultatin në 4-2, me një gol të Richarlison (73’) dhe Heung-min (77’).

Pas kësaj fitore, Liverpool ka 78 pikë në vendin e tretë, kurse, Tottenham mbetet në pozitën e pestë me 60 sosh.

Go to TOP