Arsenali e Liverpooli në garë për “yllin” spanjoll

Klubi i Arsenalit dhe Liverpoolit janë vënë pas transferimit të futbollistit spanjoll, Martin Zubimendi, i cili po shkëlqen prej disa sezonesh në La Liga.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave britanike, “Topçinjtë” e Arsenal dhe “Të Kuqtë” e Liverpool, përveç garës për titullin kampion, në elitën e futbollit anglez, tashmë do të garojnë edhe për shërbimet e Zubimendit.

Zubimendit vlerësohet në shifrën e 50 milionë eurove, sipas specialistëve të “Transfermarkt”.

Për ta pasur në skuadër mesfushorin spanjoll janë interesuar edhe klubi i Barcelonës.

Go to TOP