Kurti: Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se janë mbi 1 milion qytetarë të regjistruar, kurse kanë mbetur edhe dy javë deri në përfundim të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

“Sot bëhen 2/3 e procesit të regjistrimit, ndërsa kanë mbetur edhe 14 ditë deri në fund. Pjesëmarrja e qytetarëve është e lartë dhe misioni i ekspertëve të UNECE dhe UNFPA ka konstatuar se Agjencia e Statistikave të Kosovës po bën një punë shembullore në menaxhimin dhe mbarëvajtjen e procesit. Falënderoj secilën dhe secilin regjistrues për dedikimin profesional që kanë shfaqur deri më tani. Ftoj qytetarët që të vazhdojnë t’i përgjigjen pozitivisht ftesës sonë për regjistrim”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka shkruar se ky proces që ndodh çdo dhjetë vjet është vendimtar për planifikimin tonë si shtet dhe progresin tonë si shoqëri. /Kosova.info/

Go to TOP