FKEE lanson Programin e ri për Efiçiencën e Energjisë në Ndërtesat Publike të Kosovës

FKEE bënë lansimin e Programit më të ri të FKEE-së, të ndërlidhur me Efiçiencën e Energjisë në Ndërtesat Publike të Kosovës. Përkushtimi ynë për avancimin e efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Kosovë është më i fortë se kurrë, dhe kjo nismë shënon një hap të rëndësishëm përpara në arritjen e një sigurie më të madhe energjetike për vendin tonë. 

“Për këtë, njoftojmë publikun dhe partnerët se deri në fund të vitit 2024, konsorciumi prej HPC International SAS, PatscheiderPartner dhe Vizion Project, do të përfundojnë studimin e fizibilitetit, të mbështetur nga Qeveria e Kosovës, Qeveria e Danimarkës, si dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Studimi do të prodhojë një listë të stokut të të gjitha ndërtesave publike në Kosovë, nga secili nivel, qofshin ato ndërtesa në pronësi të komunave, ndërtesa të administratës qendrore, institucione dhe agjenci të pavarura publike, ndërmarrje publike, etj. Nga kjo listë, FKEE do të marrë vendimet për investime, bazuar në marrëveshjet për shërbime të energjisë me përfituesit. 

Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për rritjen e efiçiencës së energjisë dhe përfshirjen e burimeve të ripërtëritshme në miksin tonë të energjisë. Prandaj, ky program, si vazhdimësi edhe nga programi i kaluar, është krijuar për ta bërë kontributin tonë edhe më kuptimplotë. 

Duke filluar nga studimi i ri gjithëpërfshirës i fizibilitetit, ne po synojmë që si në nivelet qendrore ashtu edhe në ato komunale, të sjellim përfitime të prekshme, duke përfshirë uljen e kostove të energjisë, infrastrukturën e modernizuar të ndërtesave dhe përmirësimin e komoditetit të brendshëm. 

Prandaj, FKEE kërkon bashkëpunim të ngushtë nga komunat, administrata qendrore dhe akterët tjerë relevantë, për të bërë raportim të saktë dhe të shpejtë, për të siguruar saktësi dhe kualitet të gjetjeve të studimit, të cilat do t’i diktojnë prioritetet e investimit nga FKEE. 

Së bashku, ne mund të adresojmë sfidat e energjisë dhe të hapim rrugën për një të ardhme më të qëndrueshme për Kosovën!”. /Kosova.info/

Go to TOP