Berisha: Plani franko gjerman është kthim në formulën e Millosheviqit

Puro Debat, është emisioni i Milaim Zekës i cili transmetohet në televizionin DTV, ku është trajtuar tema se “Çka pas Ohrit?”

Mysafir të Zekës ishin, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, juristi Blerim Burjani dhe gazetari Florent Zeqaj.

Deputeti Berisha flet për planin franko gjerman që është propozuar për Kosovën dhe Serbinë.

Ai thotë se Kosova e Serbia mund të zhvillohemi pa penguar njëra tjetrën, me gjithë atë se çka parasheh plani franko gjerman.

Megjithatë ai thotë se objektivi i Kosovës nuk është bashkimi me Serbinë.

Ai shton se Kurti nuk duhet të vazhdoj me retorikën e mashtrimit, pasi e ka gabim.

Berisha shton se Kosova ka njerëz me ba luftë dhe disa prej tyre kanë marrë armët për të luftuar.

Deputeti kritikon Kurtin pse ka pranuar planin franko gjerman me pikën 7 dhe aneksin e zbatimit me pikën 2 të tij që tregon se kush ka fitua.

Këtë Berisha e quan tendencë për t’i mashtruar qytetarët dhe shton se qytetarët duhet të lexojnë qartë se plani franko gjerman është kthim në formulën e Millosheviqit, më shumë se autonomi dhe më pak se pavarësi, e kjo është formula e Millosheviqit sipas tij, para Kumanovës, pra para nënshkrimit të kapitullimit.

Go to TOP