Berisha paralajmëron Kurtin: Mos e sillni veten që të jeni i pari që rrëzoheni me revoltë popullore

Deputeti i PDK-së, Hysen Berisha, ka mbajtur një fjalim “të zjarrtë” në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti dhe qeveria e tij po mashtron në lidhje me rritjen ekonomike.

Berisha ka hedhur akuza ndaj Kurtit edhe për pretendimet e tij sa ishte në opozitë për “thika mbi harta” në dialog.

Madje ai tha se Kurti po rrezikon që ta sjell veten në pozitë që të jetë Qeveria e parë që rrëzohet me revoltë popullore.

“Mos e sillni veten që të jeni kryeministri i parë dhe qeveria e parë që rrëzohet me revolta popullore”, ka thënë Berisha.

Go to TOP