Bellingham: Ndaj Zvicrës bëmë lojën më të mirë, në finale e dua Spanjën

Ylli i Anglisë, Jude Bellingham, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Zvicrës dhe kualifikimin e skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’.

‘Tre Luanët’ mundën Zvicrën (5-3) pas penalltive duke kaluar në rundin tjetër të EURO 2024.

Bellingham thotë se skuadra ndaj Zvicrës bëri ndeshjen më të mirë në këtë Evropian.

“Ishte ndeshja jonë më e mirë në këtë kampionat evropian. Jam shumë krenar. E treguam karakterin tonë dhe e treguam sërish në gjuajtjen e penalltive”, ka thënë ai.

Futbollisti i Real Madridit shpreson së në finalen e këtij eventi të madh të futbollit të përballet me Spanjën.

“Le të shpresojmë. Spanja ka luajtur shumë mirë këto tre javët e fundit, kështu që gjithçka është e mundur”, ka pohuar Bellingham.

Anglia në gjysmëfinale do të ndeshet me Holandën e cila eliminoi Turqinë.

Go to TOP