Beatrix Ramosaj shpërthen në lot kur dëgjon këngën e vëllait në BBV, ngushëllohet në krahët e Donaldit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka qenë shumë e komentuar për qëndrimin e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ajo ka treguar shpesh herë anën e saj të ndjeshme emocionale, kur në pyetje kanë qenë familjarët e saj.

Dhe duket se Beatrix përjetoi një moment mallëngjimi mbrëmjen e së enjtes, kur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, u lëshua kënga e vëllait të saj, Albanit.

Bëhet fjalë për këngën “Theje” me të cilën Albani u prezantua në Festivalin e fundvitit në RTSh dhe u rendit i dyti në natën finale.

Me të dëgjuar këtë këngë në Big Brother VIP, Beatrix ka filluar të qajë ndërkohë që është ngushëlluar nga i dashuri i saj, Donaldi, i cili e ka mbështjellë menjëherë në krahët e tij.

Këngëtarja Ramosaj përndryshe javë më parë pati shansin që gjatë një mbrëmje të spektaklit, të largohej nga shtëpia dhe ta ndiqte nga tribunat e Pallatit të Konreseve performancën e vëllait të saj, gjithmonë nën përcjelljen e kamerave të BBV. 

Go to TOP