Përplasje në mes deputetëve të pozitës dhe opozitës/ Beqa dhe Qalaj lëshojnë mbledhjen

Jo me shumë qetësi është zhvilluar sot mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Një përplasje në mes deputetëve të pozitës dhe opozitës ka ndodhur pikërisht në këtë mbledhje, që në rend ditës kishte pasqyrat financiare të Telekomit të Kosovës, për vitin 2021.

Shkak i kësaj përplasje ishte procesverbali i mbledhjes së kaluar, me ç’rast opozita nuk është pajtuar.

Deputetët e PDK-së, Hajdar Beqa dhe Rashit Qalaj, kanë lëshuar mbledhjen, si shkak i mospajtimeve me deputeten e Vetëvendosjes, Mirlinda Sadiku.

Go to TOP