BB Llapi kampion i Ligës së Parë në futsall

BB Llapi është kampion i Ligës së Parë në futsall, duke siguruar inkuadrimin në Superligën e Kosovës.

Në ndeshjen e xhiros së fundit, BB Llapi ka shënuar fituar fitore ndaj FC Jetonit, me rezultat 8:4.

Pas ndeshjes, BB Llapit iu dorëzua trofeu si kampion nga kryetari i Komisionit të Futsallit, Hysni Gjinovci.

Kësisoj, BB Llapi kthehet pas një viti në Superligën e Kosovës.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes një postimi në rrjetet sociale ka përgëzuar lojtarët, trajnerët, drejtuesit e klubit dhe tifozët llapjan për këtë sukses, duke uruar që BB Llapi edhe në edicionin e ri të vazhdojë me organizim të mirë dhe të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të futsallit në vendin tonë.

Go to TOP