Barbano e Kurti në takim, ripotencohet mbështetja në rrugën drejt BE-së
Shefi i zyrës së EULEX në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se në takim me kryeministrin Albin Kurti, ka rikonfirmuar mbështetjen institucionale ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se do të vazhdojë t’a mbështesë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Në një diskutim bindës dhe të gjerë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, rikonfirmova përkushtimin e EULEX-it për të mbështetur institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut, në rrugën e tyre drejt BE-së përmes monitorimit të saj të fuqishëm, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve”, ka shkruar Barbano në X. /Kosova.info/
In a compelling and far-reaching discussion with Kosovo‘s Prime Minister Albin Kurti, I reaffirmed EULEX’s commitment to supporting 🇽🇰 RoL institutions on their path to the EU through its robust monitoring, as well as the security of all communities as 🇽🇰 2nd security responder. pic.twitter.com/l337JB0NYA
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) October 7, 2024