Banorët vlerësojnë se Prishtina ka filluar të bëhet më e pastër

Prishtina si kryeqytet ballafaqohet me shumë telashe, kryesisht të trafikut, por më shpesh me qentë endacakë dhe mbeturinat. Derisa për ty telashet e para ende nuk është gjetur zgjidhje e duhur, për këtë të fundit situata duket sa ka shënuar përmirësime.

Jo çdoherë qytetarët e Prishtinës mund të shohin pamje të tilla, kjo pasi herë pas here ata ankohen për mbeturinat e shumta në lagjet e tyre.

Qytetarët thonë se kjo është si pasojë e mosvetëdijesimit të disa banorëve.

Edhe kryetari nuk mundet me na i heq neve mbeturinat, pa u vetëdijesua qytetarët. Kur të vetëdijesohen qytetarët nuk ka me pas mbeturina”, tha qytetari Tefik Breznica.

Kurse, Nerimane Avdiu, qytetare thotë se: Për që po punon kompania punon, këta vinë çdo mbrëmje edhe i marrin mbeturinat ndonjëherë vonohen por kundrejt qysh nuk i bëjmë pagesat edhe na si qytetarë nuk jemi të kujdesshëm.

“Mbeturinat në Prishtinë po menaxhohen shumë bukur, me rregull dhe pa problem”, shton qytetari Ramadan Sylejmani.

Kurse banori tjetër Shefqet Halili shton: Në krahasim me tri vite po shihet ma mirë, por prapëseprapë njerëzit po hedhin mbeturina në rrugë.

“Menaxhimi i mbeturinave në kryeqytet po shkon drejt përmirësimit, thotë zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushtaku.

Në një përgjigje me shkrim, ai thotë se me vendosjen e 1300 kontejnerëve të rinj, është përmirësuar pastërtia në kryeqytet.

Go to TOP