Banorët e Kolovicës mbetën rreth një orë në terr, disa të mitur ua ndalën qëllimshëm rrymën në trafo

Banorët e lagjës Kolovica në Prishtinë mbeten në terr gati një orë, mbrëmjen e së hënës.

Rrymën atyre, dyshohet se ua ndërpren, qëllimshëm disa të mitur. Këtë e bënë duke intervenuar në trafostacion, rrëfen një dëshmitar i rastit.

Nga KEDS-i konfirmuan se nuk kishte prishje.

“Është ndal nga dikush. Nuk figuron se ka prishje”, thanë nga KEDS-i.

Ekipi i kompanisë doli në terren dhe riktheu dritat.

Policia po ashtu u pa në vendngjarje.

Të miturit nuk janë identifikuar akoma.

Go to TOP