Bajrami: Zonja Mihali, shihemi në gjykatë për shpifje dhe fushata të rreme

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka njoftuar se do të ngrejë një padi për shpifje ndaj zonjës Mihali, duke e akuzuar për udhëheqjen e një fushate të rreme kundër saj për tri vite.

Sipas Bajramit, Mihali ka përhapur akuza të pavërteta që e lidhin atë me fabrikat e armëve dhe kompanitë farmaceutike, duke përfshirë Riga Farm, me të cilat ajo deklaron se nuk ka asnjë lidhje.

Bajrami theksoi se tashmë adresa e këtyre shpifjeve është e qartë dhe është e gatshme të përballet në gjykatë për të mbrojtur reputacionin e saj.

Ajo po ashtu kërkoi përgjigje nga zonja Mihali mbi hetimet që kanë përfshirë Prokurorinë Speciale në KEK. /Kosova.info/


Go to TOP