ATK rikujton tatimpaguesit për deklarimin e Pasqyrave Financiare përmes sistemit EDI

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rikujtuar të gjithë tatimpaguesit se deklarimi i Pasqyrave Financiare duhet të bëhet përmes sistemit elektronik EDI, në përputhje me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Sipas ATK-së, të gjithë tatimpaguesit janë të detyruar të dorëzojnë Pasqyrat Financiare sipas kategorive të përcaktuara me ligj. Afati për dorëzimin e tyre është nga 1 janari deri më 31 mars i vitit pasues për vitin paraprak, periudhë e njëjtë me dorëzimin e Deklaratës Vjetore për Tatimin në të Ardhura Personale dhe Korporative.

Për të lehtësuar këtë proces, ATK ka publikuar një udhëzues në sistemin EDI, në menynë “Ndihmë”, ku tatimpaguesit mund të referohen për informacione të detajuara mbi plotësimin e Pasqyrave Financiare. /Kosova.info/


Go to TOP