ASK: Vetëm edhe sot mund të merrni pjesë në lojën shpërblyese

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka njoftuar se vetëm edhe sot qytetarët mund ta provojnë lojën shpërblyese në kuadër të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë (ReKos2024) në platformën eKosova.

“Vetëm edhe sot mund ta provoni fatin për lojën shpërblyese për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë (ReKos2024) në Platformën eKosova https:// ekosova.rks-gov.net/Services”, thuhet në njoftim.

Kushti kryesor për të marrë pjesë në lojën shpërblyese është të jeni të regjistruar kurdo nga data 5 prill – 17 maj 2024 dhe ta keni dhënë saktë numrin tuaj personal gjatë intervistës.

Pra, ju mund të luani që nga dita e parë që fillon loja (11 prill-10 maj 2024) edhe nëse nuk jeni regjistruar gjatë kësaj kohe, sepse intervista me ju do të mund të zhvillohet deri më 17 maj 2024 (dita e fundit e regjistrimit).

Sipas ASK-së, nëse ju keni luajtur lojën shpërblyese por nuk jeni regjistruar, atëherë ju nuk do të kualifikoheni si kandidat potencial për të fituar.

“Loja shpërblyese është dizajnuar të përfundojë 10 ditë para regjistrimit me qëllim që askush mos të ketë qasje paraprake. Nëse ju keni luajtur në lojën shpërblyese, por nuk jeni në bazën e të dhënave të personave që janë regjistruar në periudhën ndërmjet 5 prillit deri 17 maj 2024, atëherë ju nuk do të kualifikoheni si kandidat potencial për të fituar”, ka njoftuar ASK-ja. /Kosova.info/

Go to TOP