ASK: Rritje e fluturimeve dhe e pasagjerëve në muajin qershor

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin qershor 2025, duke shënuar rritje në disa sektorë të rëndësishëm të transportit ajror dhe telekomunikimit.

Sipas ASK-së në transportin ajror numri i fluturimeve në qershor 2025 arriti në 1,227, duke shënuar një rritje prej 14.9% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Numri i udhëtarëve gjithsej ishte 392,165, ose 17.1% më shumë se në qershor 2024.

Udhëtarët në ardhje ishin 205,929 (+17.2%), ndërsa udhëtarët në shkuarje ishin186,236 (+16.9%).

Ndërsa në transportin hekurudhor, numri i udhëtarëve në qershor 2025 arriti në 6,741, që paraqet një rritje prej 23.0% krahasuar me vitin e kaluar.

Numri i përdoruesve në telefoninë fikse arriti në 68,320, ku kishte rënie prej -0.2%, ndërsa  trafiku i realizuar në minuta ishte 1,836,862 (rënie prej -8.9%).

Ndërkaq te telefonia mobile përdoruesit me parapagim (Prepaid) arritën në 1,480,482 duke shënuar rënie prej -5.56%, kurse përdoruesit me kontratë (Postpaid) 315,378 (rritje prej 2.16%.


Go to TOP