Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet se rrahu vajzën e tij
Një burrë është arrestuar pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Rasti ka ndodhur të dielën në Fushë Kosovë.
Sipas raportimit të policisë lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Njoftimi:
Fushë Kosovë 23.10.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
