Një grup nxënësish rrahen në Prishtinë, katër të lënduar

Mbrëmë rreth orës 19:00 një grup nxënësish janë përfshirë në një rrahje, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar katër persona, tre prej tyre të mitur.

Një i dyshuar është ndaluar dhe i njëjti po ruhet në QKUK nga policia.
Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Prishtinë 25.10.2022 – 18:55. Raportohet se një grup nxënësish për motive deri më tani të panjohura, janë përfshirë në rrahje, dhe si pasoj lëndime trupore kanë pësuar një i dyshuar mashkull kosovar i mitur dhe tre viktima meshkuj kosovar dy prej tyre të mitur. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe vazhdon kujdesin mjekësor në QKUK nën sigurimin e policisë, në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Go to TOP