Policia inicion rast për “Kanosje”, intervistohet një i dyshuar në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot një person me inicialet Sh.B. është paraqitur në Stacionin Policor në Prizren, ku ka raportuar një rast të dyshuar të kanosjes.

Sipas njoftimit policor, ankuesi ka deklaruar se është ndier i kërcënuar pas publikimit të një interviste në media, në të cilën është përmendur si i dyshuar për krime lufte.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit penal me kualifikimin “Kanosje”.

Personi ndaj të cilit është paraqitur ankesa, me inicialet E.SH., është ftuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit të tij.

Pas përfundimit të intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është proceduar si “Kanosje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Kosova.info/

Go to TOP