Arrestohen dy persona dhe një është në kërkim për rastin në Çagllavicë

Janë arrestuar dy persona të dyshuar, derisa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia në lidhje me rastin e djeshëm në Çagllavicë, ku një person dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media tha se në koordinim me prokurorin dhe me urdhër të gjyqtarit është bërë bastisja në dy lokacione të ndryshme.

“Në shtëpinë e të dyshuarit të parë gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente, ndërsa në lokacionin e dytë në shtëpinë e dy të dyshuarve nuk është gjetur asgjë e dyshimtë që ndërlidhet me rastin”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë, pasiqë nuk është hasur në shtëpi gjendet në kërkim policor. /Kosova.info/

Go to TOP