Argjent Mustafa nënshkruan me Ulpianën

Klubi i sapo inkuadruar në Superligë, Ulpiana e ka zyrtarizuar edhe transferin e dytë brenda ditës.

Klubi nga Lipjani ka nënshkruar me Argjent Mustafa, njofton Klankosova.tv

Mustafa sezonin e kaluar ishte pjesë e Drenicës ku arriti të luajë 25 ndeshje, dhe duke bërë pesë asistime dhe dy gola.

Ulpiana këtë e bëri të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale.

“KF Ulpiana zyrtarizon marrëveshjen me mesfushorin e njohur nga Kosova, Argjent Mustafa.

Argjent Mustafa vjen nga radhët e KF Drenicës ku arriti ti luaj 25 ndeshje, dhe duke bërë 5 asistime dhe 2 gola. Ne i urojmë shumë suksese Argjendit në klubin tonë, dhe së bashku ti arrijmë qëllimet tona”, thuhet në njoftimin e plot të klubit.

Go to TOP